Vetëvendosje mbron Lamen nga Forumi Musliman
Prishtinë, 8 korrik - Lëvizja Vetëvendosje reagon ndaj letrës së dytë të të ashtuquajturit Forumi i të Rinjve Myslimanë dërguar medieve, në të cilën, sipas saj, përsëri me shprehje përçarëse dhe kërcënuese ofendohet deputetja Alma Lama dhe provohet të kapitalizohet dalja e saj nga Lëvizja Vetëvendosje!.
Sipas Vetëvendosjes, mesazhet që cenojnë dinjitetin e zonjës Lama, por edhe atë të kombit shqiptar janë të papranueshme.
Duam të vëmë theksin se Lëvizja Vetëvendosje! nuk ka nevojë për mbështetjen e atyre që diskriminojnë dhe fyejnë dinjitetin e qytetarit mbi baza të prejardhjes apo identiteteve gjinore e kulturore, e as për mbështetjen e atyre që s\'e respektojnë kombin.\"
\"Kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk është as kufi yni e as i vendosur aty paqësisht. Pranimi dhe afirmimi, normalizimi dhe natyralizimi i atij kufiri është i padrejtë dhe i dëmshëm, thuhet në një komunikatë të kësaj lëvizje.
Sipas VV deputetja Lama ka dhënë dorëheqjen nga Lëvizja Vevetvendosje megjithatë ata jane vendosmërisht kundër çfarëdolloj cenimi ndaj saj apo të cilitdo qytetar duke kundërshtuar ofendimet, përbuzjet apo kërcënimet e tilla.