Vetëvendosje mblidhet para kuvendit për të kundërshtuar Demarkacionin
Prishtinë, 4 gusht - Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët e aktivistët, që sot në orën 10:00 të mblidheni para Kuvendit për të kundërshtuar Demarkacionin me Malin e Zi.
\"Është momenti vendimtar që ta mbrojmë Republikën tonë, nga këta kriminelë e zaptues. Demarkacioni nuk do të kalojë. Qeveria e Kosovës po e provokon situatën\", thekson Vetëvendosje.
Nëse nuk tërhiqet Qeveria gjendja sipas Vetëvendosjes do të dal jashtë kontrollit dhe rezistenca do të jetë edhe më e ashpër se kurdoherë.
\"Afër 12 orë debat, vërtetoi pakontestueshëm që Hashim Thaçi e Isa Mustafa tash e 12 muaj skanë lënë gjë pa bërë që të na e imponojnë një marrëveshje që Kosovës ia humbë mbi 8000 hektarë.\"
\"U vërtetua që komisioni shtetëror për demarkacion është komision i padijshëm, jokompetent dhe rrjedhimisht mashtrues që ka nxjerrë vendime pa kurrfarë baze.\"
\"U vërtetua edhe arroganca e papranueshme e Qeverisë së Kosovës, e cila përkundër disfatës në nivel faktesh e argumentesh, thirri urgjentisht mbledhje për ta proceduar demarkacionin. Qeveria nesër në 09:00 do të mblidhet për ta kontrabanduar demarkacionin. Tash kur kanë mbetur pa fakte, Isa Mustafa e Hashim Thaçi po i tregojnë dhëmbët\", thekson Vetëvendosje.