Vetëvendosje mbledh 39 mijë euro nga qytetarët
Prishtinë, 5 tetor - Në 18 ditët e para të fushatës Dhuro për ndryshimin, Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur 39,252 euro, përderisa synimi i saj është të mbledhë 252 mijë euro, aq sa sipas zëdhënësit të kësaj partie i nevojiten për fushatën parazgjedhore që ka nisur më 3 tetor, shkruan GazetaJNK.
Zëdhënësi i lëvizjes, Erzen Vraniqi thotë se atyre nuk i kanë mjaftuar paratë e marra nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike, e që për vitin 2013 kësaj lëvizja i ka dhënë diçka më pak së gjysmë milioni euro.
Sipas tij VV-ja vetëm 5,300 euro nga këto i kishte ndarë për fushatë.