Vetëvendosje: Kuvendi i është kthyer takimeve ilegale në bufe
Megjithatë, ky subjekt politik thotë se nuk do të tolerohen veprimet e Qeverisë, e cila, sipas tyre, është e gatshme të trazojë gjithë vendin vetëm për ti qëndruar besnike Serbisë.
Kadri Veseli thirri seancë të jashtëzakonshme nën masa të rrepta policore. Kuvendi është mbushur me policë brenda dhe jashtë, thuhet në reagimin e VV-së.
Deputetët e opozitës pamundësuan mbajtjen e seancës, ndërsa tash deputetët e koalicionit të Zajednicës i janë kthyer byfesë së Kuvendit për të mbajtur takimet e tyre ilegale aty. Në anën tjetër, jashtë ndërtesës së Kuvendit, njësitet speciale të policisë intervenuan dhunshëm ndaj aktivistëve të opozitës që ishin duke qëndruar jashtë, në shenjë solidariteti me deputetët e opozitës në Kuvend, shton Vetëvendosje.
Ky pushtet, është i gatshëm të trazojë gjithë vendin, për t\'i qëndruar besnik Serbisë! Kjo nuk do të tolerohet, theksohet në reagim.