Vetëvendosje kundërshton bisedimet Prishtinë-Beograd
Prishtinë, 13 shtator - Jo negociata, vetëvendosje, është parulla që është shkruar në ndërtesën e re të Qeverisë së Kosovës, nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ata kundërshtojnë bisedimet e paralajmëruara ndërmjet Prishtinës e Beogradit.
Kosova po vazhdon te mos jetë sovrane, ndërsa Serbia vazhdon ta shtrijë autoritetin e saj në terë territorin Kosovës, andaj Vetëvendosja kundërshton fillimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit,thotë Drenushë Xhemajli, aktiviste e lëvizjes.
Aktivistja Dernush Xhemajli, ftoi qytetarët e Kosovës që masovisht ti përgjigjen kërkesës së Vetëvendosje-s kundër bisedimeve.