Vetëvendosje: Kundër hajnisë në emër të kombit
Prishtinë, 20 qershor - Sot Lëvizja VETËVENDOSJE! realizoi aksion simbolik Kundër hajnisë në emër të kombit i cili kishte për qëllim të tregojë të vërtetën para qytetarëve lidhur me çështjen e kontratës për autostradën Vermicë Merdarë, të ashtuquajturën rruga e kombit.
Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka të sanksionuar edhe në programin e saj politik çështjen e bashkëpunimit Kosovë Shqipëri në të gjitha fushat e jetës, për ta përmbyllur pastaj me një bashkim politik.
Por, ne jemi kategorikisht kundër hajnive në emër të kombit. Nëse kjo kontratë është në interes dhe dobi kombëtare, atëherë si është e mundur që ajo të mbahet fshehtë prej kombit.
Qeveria e Kosovës që nuk ndalon së foluri për tregun e lirë, po i paguan mbi dyfish çmimet e zhavorit për Bechtel Enka. Çmimi i tregut është 11.5 euro, ndërkaq ajo paguan 26.5 zhavorin për Bechtelin.