29 Prill 2024

Vetëvendosje: Kujdes xhepat! Qeveria afër!

Prishtinë, 16 qershor - Lëvizja Vetëvendosje! realizoi sot aksionin simbolik, Kujdes xhepat! Qeveria afër!.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! vendosën përpara ndërtesës së qeverisë dhe përpara ministrive të tjera tabelat e qarkullimit rrugor me shënimet: Kujdes xhepat! Ministria afër! dhe Kujdes xhepat! Qeveria afër!

Gjatë këtij aksioni aktivisti Kreshnik Ahmeti tha se:

“Në Kosovën që po zhytet në mjerim social, janë shtuar edhe vjedhjet delikuente. Këto vjedhje që vijnë si pasojë e varfërisë që e ka pllakosur Kosovën, por edhe si pasojë e degradimit të sistemit të edukimit, janë sporadike, të paorganizuara dhe kanë vlerë të ulët materiale. 


Për dallim nga kjo, në ndërtesën përballë, atë të  Qeverisë së Kosovës, ndodh vjedhja në mënyrë të organizuar dhe në shifra që arrijnë dhjetëra miliona euro. Këto miliona janë nga  taksat e qytetarëve të Kosovës. Pra,  hajnia e dytë është shkaktare së parës. Kjo qeveri, po vjedh nga qytetari i Kosovës, te tashmen dhe te ardhmen, duke privatizuar ndërmarrjet të cilat janë pronë e të gjithëve, pa u pyetur askush. 


- Kjo qeveri, vjedh nga qytetari i Kosovës duke trefishuar çmimin e energjise elektrike, pa u brengosur për gjendjen e rëndë ekonomike të këtij qytetari.


- Kjo qeveri, vjedh nga qytetari i Kosovës duke lejuar vërshimin e tregut tonë nga produktet e Sërbisë, pa u brengosur për gjendjen e prodhuesit vendor.


- Madje kjo qeveri, vjedh nga bashkëatdhetarët kur merr prej tyre taksë prej 50 euro sa herë vijnë në Kosovë, duke e konfirmuar kështu mosmirënjohjen ndaj tyre.
Leximi i listës së plotë të vjedhjeve nga kjo qeverisje merr kohë, e secili prej jush e di dhe e vuan. Kështu që listën e hajnisë dhe autorët e saj do t’i kundërshtojmë të gjithë bashkë me 22 qershor, ora 12:00 të Bibloteka Kombëtare.”

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! shpërndanë fletushka dhe ftuan qytetarët për në protestën kundër Hajnisë që do të mbahet më 22 qershor në Prishtinë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)