Vetëvendosje kritikon marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë
Prishtinë, 4 shtator - Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kritikuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah 'Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës'.
“E quajtën 'Marrëveshje historike për njohje' ndërsa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.
Haxhiu tha po ashtu se me marrëveshjen e arritur, Liqeni i Ujmanit, është ndarë dhe se Kosova ka hequr dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.
“Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen”, ka shtuar ajo.