16 Janar 2025

Vetëvendosje: Komuna e Klinës, komunë e falsifikimeve

Prishtinë, 2 maj - Lëvizja Vetëvendosje!, Qendra në Klinë ka vlerësuar se në Klinë, sikurse edhe më parë, Kuvendit Komunal i sillen nga kryetari Sokol Bashota dokumente që janë në kundërshtim me rregulloren e punës por edhe me ligjet aktuale të pushtetit lokal.

Mënyra se si hyri në rend të ditës Plani Zhvillimor Urban (PZHU), sipas Vetëvendosjes tregon arbitraritetin e udhëheqësish së Komunës së Klinës.

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale të Klinës, mbajtur me 26 prill, hyri në rend dite dhe pa asnjë diskutim u miratua ndryshimi i Planit Zhvillimor Urban.

Kjo sipas Vetëvendosjes për faktin që kryetari Sokol Bashota kishte ushtruar presion mbi anëtarët e asamblesë, duke insistuar me çdo kusht votimin e PZHU-së. Presioni ishte bërë përmes sms-ve që kryetari Bashota u kishte dërguar asamblistëve për të votuar.

\"Këshilltarët votuan pa ditur se çka po votonin dhe duke mos pas as dokumentet e nevojshme nga ekipi i ekspertëve. Aty u votuan disa letra false, që Sokol Bashota i kishte sjellë bile të pa protokolluara e të pa nënshkruara nga ekipi i ekspertëve\", thekson kjo lëvizje.

Ndryshimi është bërë në rrugën “Ymer Berisha” (rruga e Gjimnazit), në sheshin “Mujë Krasniqi” që i bie të jenë ndërtesat e reja afër objektit të komunës, në rrugën “Dëshmoret e Kombit”, dhe në disa pjesë dhe lagje të tjera. Ky ndryshim vjen si pasojë e ndryshimeve në terren, të cilat i ka lejuar vetë komuna nga menaxhimi i keq i hapësirave publike.

Ndryshimet false të bëra në mbledhjen e fundit, tani lejojnë ndërtime në zona të ulëta gjashtë katëshe (B+6), ndërsa në qendër të qytetit lejohet ndërtimi B+P+10 kate.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Klinë, tërheqë vërejtjen se prona publike është e të gjithëve, e jo vetëm e Sokol Bashotës dhe e këshilltarëve komunalë.  

\"Ne u bëjmë thirrje organeve kompetente që ta rishikojnë dhe ta anulojnë këtë “vendim” të Asamblesë Komunale të Klinës, pasi që nuk është vendim i zorit e i presionit, e jo i nevojave të qytetarëve. Po ashtu, u bëjmë thirrje edhe organeve të drejtësisë që ta hetojnë këtë rast, dhe përgjegjësit për kaosin urbanistik në Klinë të vihen para drejtësisë\", thekson në fund Vetëvendosje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)