Vetëvendosje kërkon zgjedhje të reja
Prishtinë, 24 shtator - Lëvizja Vetëvendosje kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.
Shefi i grupit parlamentar të kësaj lëvizje, deputeti Visar Ymeri ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme duhet mbajtur sa më parë, për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë dhe nga humbjet e pësuara nga qeverisja aktuale.
Zgjedhjet parlamentar duhet të mbahen sa më parë. Qeveria aktuale e Kosovës duhet të largohet sa më shpejtë. Secila ditë me qeverinë aktuale është ditë e humbjeve për Kosovën, ka deklaruar Ymeri.