22 Janar 2025

Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e kryeministrit Mustafa

Prishtinë, 26 gusht - Lëvizja Vetëvendosje gjatë një konference për media ka thesuar se marrëvesha e fundit mes Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin e Komunave është legalizim i ndarjes së Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thenë se dje, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi e vendosën nënshkrimin në një dokument që e legalizon ndarjen e Kosovës. Ky është dokumenti që e themelon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

"Qëllimi është krijimi i një entiteti territorial serb brenda Kosovës dhe kjo po ndodh me nënshkrimin e politikanëve të Kosovës."

"Asociacioni i Komunave Serbe që u nënshkrua dje është një autonomi politiko-territoriale e serbëve të Kosovës, dhe jo vetëm atyre që jetojnë në veriun e Kosovës, por e të gjithë serbëve që jetojnë në komunat me shumicë etnike serbe në Kosovë. Kjo do të jetë autonomi politike e kontrolluar nga Beogradi", ka theksuar Konjufca.

Kjo çka kanë nënshkruar dje Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi sipas tij është tradhëti kombëtare. Për arsye sepse çka në të vërtetë po ndodh është saktësisht bosnjëzimi i Kosovës.

"Meqë politikanët që shkuan atje patën fytyrë që të nënshkruajnë bosnjëzimin e Kosovës, atëherë ne i bëjmë thirrje popullit të Kosovës që të mos na mungojë guximi për t’mos kurrëfarë mjeti, për ta ndalur krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe."

Konjufca ka treguar se Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta kundërshtojë krijimin e këtij asociacioni, duke filluar prej iniciativave të përbashkëta opozitare në Kuvend, e deri tek demonstratat masive gjithëpopullore, ku i ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës.

Nderkaq Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka deklaruar se ky asociacion do ta kushtëzoj secilin zhvillim në Kosovë, pavarësisht se a do të jetë i lidhur me asociacionin apo jo.

Krijimi i këtij asociacioni në teren nuk do t’i shkaktojë ndryshime vetëm territoreve që preken prej tij, por do t’i shkaktojë ndryshime në cilësinë e jetesës tërë territorit të Republikës.

Ymeri ka thënë se përmes Asociacionit, kryeministri ka hequr dorë edhe nga shtetndërtimi, edhe nga ndërtimi i Republikës dhe në anën tjetër ka hequr dorë edhe nga mundësia për zhvillim ekonomik e social e shtetit të Kosovës.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, me territor të definuar, me institucione mirë të qartësuara, sipas tij do të funksionojë sikur një shtet i ndarë dhe në të do t’i ketë të gjitha atributet shtetërore, përveç ushtrisë – të cilën në fakt nuk e ka as Republika e Kosovës.

"Asociacioni do ta ketë dhomën e ndarë e cila do të marrë edhe vendime legjislative dhe do të ketë mundësi t’i zgjerojë kompetencat e veta ekzekutive; do të ketë përfaqësim brenda dhe jashtë vendit – pra, do ta ketë një formë të përfaqësimit të ngjashme me një ministri të punëve të jashtme – me kryetar që do të ketë të drejtë ta përfaqësojë asociacionin jo vetëm brenda por edhe jashtë Kosovës; do të ketë të drejtë të hyjë në marrëdhënie edhe me komuna dhe me asociacione të tjera jashtë Kosovës; do ta ketë buxhetin e vet i cili do të financohet edhe nga të hyrat buxhetore të Republikës së Kosovës por edhe nga donacionet që vijnë nga jashtë duke përfshirë Serbinë; do ta ketë një zingjir të ndarë komandues të Policisë me një komandant që do të përzgjedhet nga vetë asociacioni; do të ketë të drejtën që të pronësojë dhe themelojë ndërmarrje publike për shërbime brenda asociacionit dhe do të ketë mbikëqyrje të plotë në zhvillimin ekonomik, planifikimin rural dhe urban, çështjet e arsimit, çështjet e shëndetësisë primare dhe sekondare, në çështjet sociale, etj", ka theksuar ai me tutje.

Themelimi i këtij Asociacioni sipas tij po e shtrembëron dhe përjashton tërë hierarkinë institucionale dhe procedurale që ekziston në Republikën e Kosovës. Ngase themelimi i një asociacioni të tillë do të mund të bëhej realitet vetëm nëse këtë e pranon Kuvendi i Republikës së Kosovës. Por në këtë rast e kanë përjashtuar fare Kuvendin e Republikës së Kosovës nga vendimmarrja.

"Ne mendojmë që themelimi dhe zbatimi i një asociacioni të tillë, në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar nga asnjë prej institucioneve dhe nga qytetarët e Republikës së Kosovës."

"Ky vendim, ky nënshkrim i Isa Mustafës, është drejtpërsëdrejti tradhëti ndaj Republikës, tradhëti ndaj kushtetutës së Republikës dhe tradhëti ndaj vullnetit dhe interesave të qytetarëve. Prandaj ky njeri nuk mund të qëndroj më në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Dhe nëse ky nuk jep dorëheqje atëherë e tërë qeveria duhet të dorëhiqet", ka thenë në fund Ymeri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)