16 Janar 2025

Vetëvendosje! kërkoi formimin e një blloku opozitar me LDK

Prishtinë, 25 mars - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, akademik Isa Mustafa me bashkëpunëtorë, priti sot në selinë e LDK-së liderin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ky është takimi i tretë në kuadër të angazhimeve për bashkërendim strategjik të opozitës në Kuvendin e Republikës i cili po shpërfillet nga Qeveria e Kosovës.

Vetëvendosje thekson se duke pasur parasysh dëmtimin e përshpejtuar të shtetit dhe territorit, ekonomisë dhe pasurisë së Kosovës nga Qeveria aktuale, në këtë takim, Lëvizja Vetëvendosje! paraqiti propozimin për një bllok opozitar.

Qëllimi i tij sipas Vetëvendosjes do të ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke dinamizuar opozitën në muajt në vijim përmes disa komisioneve hetimore parlamentare e seancave të jashtëzakonshme në Kuvend si dhe bashkëpunimit për parandalimin e privatizimit të PTK-së.

Po ashtu, dialogu politik Kosovë-Serbi në Bruksel i cili po zhvillohet pa transparencë, me marrëveshje të pashkruara dhe duke shkelur edhe Rezolutën e Kuvendit të Kosovës të 18 tetorit 2012, tash po rezulton me marrëveshjen Thaçi-Daçiq që duket qartë se do të jetë në kundërshtim me vullnetin e popullit, interesin dhe rregullimin e brendshëm të shtetit, barazinë e reciprocitetin.

Prandaj sipas VV blloku i tillë opozitar do të duhej të deklarohet e angazhohet për ndaljen e këtij dialogu politik. 

Pati shumë konstatime të përbashkëta, por nuk mund të themi se kërkesat e Lëvizjes Vetëvendosje! hasën në mirëkuptimin e udhëheqjes së LDK-së.

Veprimet e koordinuara në vijim në Kuvendin e Kosovës mbeten të zhvillohen sikurse gjer më tani, përmes konsultimeve ndërmjet kryetarëve të grupeve parlamentare Beqiri e Ymeri. 

Kryetari i LDK-së dhe ai i “Vetëvendosjes” paraqitën qëndrimet e subjekteve politike që drejtojë lidhur me dialogun.

Mustafa dhe Kurti u pajtuan që grupet parlamentare të shikojnë mundësinë për të bashkëpunuar në Kuvendin e Kosovës në çështjet në të cilat këto dy subjekte kanë qëndrime të përafërta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)