Vetëvendosje: Keqqeverisja vazhdon askush nuk i ndëshkon
Prishtinë, 13 korrik - Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Malishevë, përmes një komunikate shpreh shqetësimin dhe kërkon përgjegjësi për të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm në Komunën e Malishevës.
Komuna e Malishevës vazhdon modelin e vjetër të papërgjegjësisë duke i përsëritur ato vite me radhë.
Gjetjet e keqpërdorimeve janë në fushat në vijim: Prokurim, Subvencionet dhe Transfere, Shpenzimet për mallra dhe shërbime, Asetet, Trajtimi i aseteve kapitale dhe jokapitale , Trajtimi i borxheve etj.
Mirëpo përveç gjetjeve standarde të Auditorit Lëvizja Vetëvendosje! shpreh dyshime të bazuara se Qeverisja Lokale e udhëhequr nga Kryetari i PDK Isni Kilaj ka edhe shumë shkelje tjera që i kamuflon në mënyrë shumë perfide.
Në këtë komunikatë po i paraqesim gjetjet e auditorit të përgjithshëm në pika të shkurtra dhe kërkesën tonë për përgjegjësi!
Gjetjet e auditorit në fushën e Prokurimit si mungesa e qartësisë në kushtet kontratës, në mes komunës dhe kontratkorëve, mungesa e garancionit të përformancës, mungesa e respektimit të kohës së përfundimit të punimeve.
Subvencionet dhe transferet Gjetjet e Auditorit - Komuna nuk ka politika të shkruara mbi subvencionet, që do të përmbante kriteret për procedurat dhe lejimet e subvencioneve, në mënyrë që subvencionet të lejohen vetëm në bazë të vendimeve të Kryetarit të Komunës.
Asetet - Komuna nuk dinë se çfarë asete ka. Trajtimi i aseteve kapitale dhe jokapitale. Komuna nuk ka mbajtur ndonjë regjistër të uzinës së saj, pronës dhe pajisjeve. Për më tepër, Komuna nuk ka përgatitur një listë të detajuar dhe të plotë të pasurisë së patundshme, duke përfshirë edhe dokumentacionin e pronësisë të pasurisë së tillë dhe informacion në lidhje me statusin e Regjistrimit ne emrin e komunës në regjistrat lokalë të pronave të paluajtshme ose në gjykatë.
Pra siç shihet edhe nga gjetjet e Auditorit të paraqitura në këtë komunikatë Qeverisja Lokale në Malisheve jo që mbron ligjin, por është shkelëse serioze e tij.
Duke ju referuar këtij raporti, por edhe gjendjes së rëndë të abuzimit që bënë komuna e Malishevës me sferën publike në si Qendër e Lëvizjes Vetëvendosje! përsërisim kërkesën tonë për përgjegjësi politike,morale dhe ligjore të udhëheqësve të Komunës së Malishevës.
Kjo gjendje e rëndë që e ka katandisur Malishevën vjen si rezultat i korruptimit të skajshëm dhe i paaftësisë së udhëheqësve të Komunës nga radhët e PDK-së.
Gjithashtu bëjmë me dije se për gjithë këto dhe tjera keqpërdorime që nuk janë cekur, përgjegjësi kryesor është Isni Kilaj të cilit i rikujtojmë se përgjegjësia për keqpërdorimet dhe abuzimet nuk do të përfundoj me kryerjen e mandatit.