17 Janar 2025

Vetëvendosje ka kërkuar largimin e kryeministrit Thaçi

Prishtinë, 20 qershor - Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar largimin e kryeministrit, Hashim Thaçi, qeverisë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët po përkrahin vendimet pro serbe të kryeministrit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të VV-së, Visar Ymeri ka thënë se shteti i Kosovës është degraduar që në ngjizjen e tij por se tani është shpejtuar ky degradim me anë të marrëveshjeve që përdhosin rendin procedural të Kosovës.

Sipas Ymerit, tashmë ka filluar zbatimi i marrëveshjes së arritur me Serbinë përkundër që ajo ende nuk është ratifikuar në Kuvend.

Ai ka thënë se për gjithçka në Kosovë po vendose shteti serb, ngase të gjitha veprimet po bëhen në dakordim me ta, përfshirë caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e shqetësuar me raportin e organizatës Freedom House - “Vendet në Tranzicion”, të cilat e rendisin Kosovën në vendet e fundit sa i përket demokracisë, lirisë së mediave dhe fushave të tjera, transmeton rtk.

Deputeti i kësaj partie, Arben Gashi ka thënë se raporti i fundit i “Freedom House” që e cilëson Kosovën me sistem autoritar gjysmë të konsoliduar tregon gjendjen reale, pasi sipas tij është bërë modë referimi në raporte ndërkombëtare sepse ka humbur besimi në raportet vendore.

Gashi ka thënë se sipas këtij raporti Kosova cilësohet si gjysmëdiktaturë të renditur më së keqi në rolin elektoral, lirisë së shprehjes dhe aspekte të tjera. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)