VETËVENDOSJE! i shpreh ngushëllime familjes Tali
Prishtinë, 21 qershor Lëvizja VETËVENDOSJE! me pikëllim mori lajmin për vdekjen e veprimtarit Enver Tali. Rezistenca dhe aktiviteti i tij, kanë dhënë kontribut të madh i cili edhe sot është frymëzues për ne.
Veprimtari Enver Tali do të përkujtohet prej gjeneratash për angazhimin e tij kombëtar e intelektual në shërbim të çlirimit të Kosovës. Ai i shërbeu çështjes kombëtare me dekada ndaj ndarja nga jeta e tij, është humbje që nuk i takon vetëm familjes, por një rrethi më të gjerë shoqëror. Lëvizja VETËVENDOSJE! i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, gjithë atyre që e njohën dhe kanë pasur rastin që të bashkëpunojnë me të, miqve dhe bashkëmendimtarëve.