Vetëvendosje!, i shkruan Ashton, Largoje kolonelin rumun
Prishtinë, 26 prill - Lëvizja Vetëvendosje! nëpërmjet një letre dërguar Zëvendëskryetares së Komisionit Evropian dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshës Catherine Ashton, ka kundërshtuar emërimin e kolonelit të xhandarmërisë rumune Marian Petre, Shef të Departamentit të Policisë Speciale të EULEX-it.
Baroneshës Ashton i është kërkuar që të anulohet emërimi i kolonelit Marian Petre, për arsye se qeveria rumune që është përgjegjëse për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt si dhe 80 demonstruesve paqësorë më 10 shkurt 2007, është po ajo që e ka deleguar kolonelin Petre.
Kjo qeveri ende nuk ka treguar gatishmëri që të bashkëpunojë me drejtësinë ndërkombëtare për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për intervenimin e dhunshëm gjatë demonstratës paqësore \"Për vetëvendosje dhe kundër planit të Ahtisaarit\" të 10 shkurtit 2007 të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje!.
Baroneshës Ashton me këtë letër i është shprehur edhe një herë qëndrimi kundërshtues i Lëvizjes Vetëvendosje! ndaj EULEX-it si mision antidemokratik dhe me qëndrim neutral karshi pavarësisë së Kosovës.