Vetëvendosje i quan të thata premtimet e Jahjagës
Prishtinë, 12 dhjetor - Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me fjalimin vjetor të Presidentes në Kuvendin e Kosovës.
Në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje, thuhet se raporti i Presidentes Jahjaga përmbante më shumë premtime të thata për vitin 2013, sesa angazhime të përfunduara në vitin 2012.
Ajo foli për integrimin evropian dhe liberalizimin e vizave, por nuk përmendi krizën e thellë në të cilën gjendet vendi, nga aferat e shumta të kësaj qeverie të korruptuar.\"
\"Për më tepër, ajo i bëri ftesë publike Presidentit Nikoliç për takim, gjë që dëshmon se kjo Presidente është shumë më thellë në probleme me aspektin politik sesa me atë procedural, thuhet tutje në reagim.