Vetëvendosje i kërkon presidentit të mos shkelë Kushtetutën
Pristhinë, 22 prill - Në takimi i presidentit Hashim Thaçi me liderët e partive politike, përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se takimi i sotëm është jokushtetues,
"Jeni bërë bashkë për të dalë kundër LVV-së. Kam parë me shqetësim qëndrimin tuaj, ky takim sot në këtë format është në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ky format sot është jokushtetues. Ju bëjmë ftesë të respektoni Kushtetutën dhe ta kryeni vetëm detyrën tuaj si president”, ka thënë anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
Ajo ka folur kështu në takimin e presidentit Hashim Thaçi me liderët e partive politike.
“Me këtë urgjencë ne do të duhej të luftonim kundër pandemisë COVID-19, por siç duket për këtë nuk jeni të interesuar prandaj nuk ishit i pranishëm president, kur kryeministri Kurti ftoi të gjithë për të parë mundësitë e bashkëpunimit dhe për të luftuar pandeminë COVID-19, është shprehur ajo.