21 Janar 2025

Vetëvendosje: Gjyqësia vazhdon përndjekjen politike ndaj opozitës

Prishtinë, 8 dhjetor - Sot, Lëvizja Vetëvendosje! organizoi konferencë për media në të cilën folën Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Aida Dërguti dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosje!-s, z. Glauk Konjufca.

Dërguti e hapi konferencën duke deklaruar se \"Angazhimi i Qeverisë në shtypjen e zërave kundërshtues karshi marrëveshjeve të dëmshme për Republikën ka këtë bilanc:  hyrja e dhunshme dhe bastisjet e shtëpive të deputetëve, me ç’rast edhe u arrestua në mënyrë të egër deputetja Donika Kadaj Bujupi, ishte fillimi i përndjekjes politike, që erdhi si pasojë e një deklarimi të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit menjëherë pas seancës së Kuvendit, , të cilët i cilësuan deputetët opozitarë si kriminelë dhe urdhëruan publikisht prokurorinë që të filloj përndjekjen e tyre.\"

\"Si rezultat i kësaj, tashmë kemi 8 deputetë të përndjekur  3 në paraburgim me nga 30 ditë, një në paraburgim 48 orësh, 3 në arrest shtëpiak dhe një 1 me kallëzim penal. Ndërkohë që 19 aktivistë vazhdojnë të mbeten në paraburgim.\"

Ajo tha po ashtu se \"nuk ka ndodhur asnjëherë që një aksion i tillë të ndërmerret në raste të korrupsionit apo edhe ndaj strukturave paralele.\"

Në anën tjetër, Glauk Konjufca deklaroi që \"Isa Mustafa dhe qeveria e tij, janë shndërruar në një institucion që e kontrollon drejtësinë dhe e përdor atë për përndjekjen dhe persekutimin politik të opozitës së bashkuar.\"

Më pas, drejtuesi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosje!-s tregoi se si përmes arrestimeve të deputetëve të opozitës po shkelet edhe ligji për imunitet të deputetëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)