15 Janar 2025

Vetëvendosje: EULEX, mision i dështuar

Prishtinë, 31 tetor - Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar misionin e EULEX, si mision i dështuar. Duke iu referuar raportit të Gjykatës Evropiane të Auditorëve (European Court of Auditors) në lidhje me aktivitetin e EULEX-it në Kosovë, VV shprehet se ky raport prej 71 faqesh konstaton një dështim të përgjithshëm ndër vite të këtij misioni.  

"Vetëvendosje moti e ka paralajmëruar këtë gjë. Një mision ndërkombëtar që ka imunitet prej ligjit vendës dhe fuqi ekzekutive mbi institucionet vendëse nuk është i drejtë dhe nuk mund të ndajë drejtësi. Dështimi i EULEX-it kundrejt popullsisë vendase në Kosovë dhe dështimi i tij kundrejt taksapaguesve evropianë paraqet dy anë të së njëjtës medale të humbjes."

"Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, praktikisht, OKB-ja është zëvendësuar me BE-në dhe UNMIK-u me EULEX-in. Mirëpo, ky zëvendësin nuk ka qenë edhe ndryshim i qasjes dhe i qëllimit, pra nuk kishim ndryshim të paradigmës. Ndërrimi i emrit të një gjëje nuk e ndryshon atë gjë por eventualisht vetëm perceptimin mbi atë gjë."

"Paradigma e stabilitetit afatshkurtër politik e sakrifikon demokracinë, drejtësinë dhe zhvillimin. Duke u përpjekur që me çdo kusht të mbahet stabiliteti politik është ngulfatur shoqëria. Kosova është definuar jo si një shtet që duhet normalizuar por si një krizë që duhet menaxhuar. Më shumë është menduar se si Kosova mund t'ju bëj dëm edhe të tjerëve sesa qysh ajo duhet t'i bëjë mirë vetes", thuhet ne deklaraten e Vetevendosjes.

Sipas VV, sundimi i ligjit kurrë nuk i ka goditur shkelësit më të mëdhenj të ligjit sepse ata shkelës janë në majat e politikës ku janë konsideruar shumë të dobishëm për stabilitetin afatshkurtër politik ndonëse shumë të dëmshëm për shoqërinë, demokracinë dhe drejtësinë.

Duke sjellë të tjera argumente, raporti flet për dështime në Policinë e Kosovë, në gjyqësorin e Kosovës, në luftën kundër korrupsionit dhe në vënien e drejtësisë në veriun e Kosovës. Si dështime kryesore përmenden pamundësia e hetimit të krimeve serioze për shkak të papërvojës dhe të ndërhyrjeve politike.

Duke përfudnuar deklaratën Vetvendosje shprehet se ky raport është dëshmi e një qeverie të korruptuar që duhet të dorëhiqet dhe një misioni ndërkombëtar të dështuar që duhet të tërhiqet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)