Vetëvendosje e shqetësuar për ndarjen e ulëseve në Kuvend
Prishtinë, 3 prill - Sot në seancën plenare deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje! paraqiti vërejtjet e sugjerimet e grupit tonë parlamentar në lidhje me Projektligjin për zgjedhjet.
Ajo vuri theksin dhe shprehu shqetësimin për futjen e dispozitave në mënyrë tinëzare, pra Neni 108 (b), për formulën e ndarjes së ulëseve në Kuvend, në të cilin është ndërruar formula për ndarjen e ulëseve në Kuvend, nga Sainte leage siç ka qenë në D\'Hond.
Për këto dispozita nuk ka vendim Komisioni për legjislacion pasi as që nuk janë debatuar në mbledhje të komisionit.
Po ashtu ajo theksoi dhe çështjen e pastrimit të listës së votuesve dhe dokumenteve me të cilat lejohet të votojnë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Grupi parlamentar ka përgatitur amendamente konform propozimeve zyrtare që ka dhënë që prej vitit 2011 në Komisionin Ad hoc për Reformën zgjedhore. Për këtë version të projektligjit Grupi parlamentar i Vetëvendosje! do të abstenojë.