19 Janar 2025

Vetëvendosje e AAK bëjnë koalicion në Komunën e Prishtinës

Prishtinë, 14 mars - Sot, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim një delegacion të  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në krye me Kryetarin e saj Ramush Haradinaj, me ç\'rast u bë formalizimi dhe konkretizimi i marrëveshjes për koalicion në Komunën e Prishtinës.

Kryetari Ahmeti falënderoi AAK-në për mbështetjen e vazhdueshme që ka pasë nga Grupi i Asambleistëve të AAK-së pa asnjë kusht në Kuvendin Komunal.

Ai tha se diskutimet kanë filluar para disa javësh dhe se ato janë zhvilluar edhe me subjekte të tjera politike, për ta krijuar shumicën e nevojshme në mënyrë që të zhbllokohet puna në Kuvendin Komunal dhe të arrihen synimet të cilat ia kemi vendos vetvetes, e ajo është reforma thelbësore dhe e plotë në Komunën e Prishtinës.

Ai po ashtu bëri të ditur se Grupi i Asambleistëve të AAK-së tani e tutje do të koordinohet me Grupin e Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!, ndërkaq nga tani e tutje, AAK-ja merr në drejtim Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, e cila deri më tash është udhëhequr nga Nënkryetari, Dardan Sejdiu.

Nga ana e tij, Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se me fitoren e Kryetarit Shpend Ahmeti AAK-ja ka marr vendim politik që ta përkrah këtë qeverisje dhe politikat e kryetarit Ahmeti pa kushte. Ai potencoi se tani është e nevojshme krijimi i një shumice dhe se janë të gatshëm për partneritet me qëllim që t\'iu shërbejnë sa më mirë qytetarëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)