15 Janar 2025

Vetëvendosje: Duam bashkim me Shqipërinë, jo pazare me Serbinë

Prishtinë, 23 tetor - Ashtu sikurse kishin njoftuar aktivistë të paktë të lëvizjes Vetëvendosje sot kanë nisur rreth orës 11:00 protesten në sheshin "Nëna Tereza".

Një numër protestuesish me flamuj kombëtar shqiptar në duar janë mbledhur përpara ndërtesës së qeverisë së Kosovës në Prishtinë, për të protestuar kundër asaj që ata e kanë cilësuar si  “dhunë qeveritare dhe shtet policor në Kosovë” .

Protesta e sotmë organizohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe pason protestën e djeshme e cila u organizua në shenjë kundërshtimi ndaj bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë.

Protesta sipas tyre është kundër dhunës qeveritare dhe shtetit policor në Kosovë. Ndërsa në duar ata mbanin pankarta ku shkruanin "Bashkimi me Shqipërinë, jo pazare me Serbinë".

Kjo protestë u thirr një ditë më parë nga Lëvizja Vetëvendosje!, si reagim ndaj siç kanë thënë ata dhunës së shfrenuar policore e cila u ushtrua vetëm një ditë më parë prej strukturave të policisë që po mbrojnë kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Në këtë protestë qytetarëve ju drejtuan Ismajl Kurteshi, Rexhep Selimi, Visar Ymeri, Albin Kurti, Alexandra Channer, Liburn Aliu, Dardan Sejdiu dhe Albana Gashi.

Në fund të protestës u vendosën në grilat e rrethojës së Qeverisë së Kosovës fanellat me emrat e 63 aktivistëve dhe qytetarëve të arrestuar që po mbahen në burg. 

Gjatë protestave të së hënës gjithnjë sipas Vetëvendosjes u arrestuan 63 aktivistë e qytetarë, u rrahën dhjetëra prej tyre, edhe pse e vetmja gjë që ata kërkonin ishte të protestonin paqësisht në hyrjet e qeverisë, kundër bisedimeve kriminale të Hashim Thaçit me Ivica Daçiqin.

Kjo ishte arsyeja pse edhe të martën, qytetarët protestuan për dy orë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të protestuesve të arrestuar, duke kërkuar vënien para përgjegjësisë të cilitdo polic që ka ushtruar dhunë, por duke kërkuar edhe përgjegjësinë politike të atyre që kanë dhënë urdhrat për këtë, duke filluar që nga shefi i forcave speciale, Amir Gërguri, Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, dhe vetë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)