17 Janar 2025

Vetëvendosje do të protestojë ditën e ratifikimit të marrëveshjes

Prishtinë, 29 maj - Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një protestë ditën e ratifikimit  nga ana e Kuvendit  të marrëveshjes të arritur nga kryeministri Thaçi dhe kryeministrit serb Daçiq pasi qe siç konsideron kjo lëvizje nuk ka më asnjë dyshim se Marrëveshja e Thaçi - Daçiç i përmban premisat e një autonomie politike serbe për veriun e vendit tonë.

Një prej pikave kryesore të Planit për Zbatim sipas Vetëvendosjes ka të bëjë me detyrimin e Kosovës që ta miratojë ligjin që iu jep amnisti strukturave kriminale të Beogradit në pjesën e veriut të Kosovës.

Vetëvendosje nuk arriti që të ndalojë votimin e Rezolutës në mbështetje të Marrëveshjes së Brukselit, por kur është fjala për ratifikimin e saj në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje po angazhohet intensivisht që të shfrytëzojë të gjitha kapacitet e saj për ta kundërshtuar një gjë të tillë.
 
Alarmi në VV ka ardhur pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës që të procedojë në Kuvend ratifikimin e Marrëveshjes së Brukselit.

Për këtë arsye shefi i grupit parlamentar të VV-së, Visar Ymeri pritet që ta ndërpresë vizitën në SHBA dhe të kthehet në Prishtinë.

Ndërkohë, ky subjekt politik po përgatitet që brenda e jashtë Kuvendit të kundërshtojë miratimin e marrëveshjes.

Në një konferencë për media, përfaqësues të VV-së paralajmëruan demonstratë para Kuvendit të Kosovës në ditën kur planifikohet ratifikimi i marrëveshjes.

I vetëdijshëm për pamundësinë e kundërshtimit të një marrëveshje ndërkombëtare me 12 deputetë, Sekretari i VV-së Dardan Molliqaj ka kërkuar edhe ndihmën e Partisë më të madhe opozitare, LDK-së.

“Rëndësia e LDK-së dhe forcave tjera opozitare vjen edhe rritet për shkak se ratifikimi i kësaj marrëveshje kërkon dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, tha Molliqaj.

Ai i kujtoi LDK-së se dikur kishte thënë se do të kundërshtonin çfarëdo marrëveshje që tejkalon ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. “Nëse kjo marrëveshje do të ratifikohet atëherë fajtorë do të jetë qeveria Thaçi por ne do ti mbajmë përgjegjës edhe ata që e votojnë këtë marrëveshje”, ka thënë Molliqaj, derisa i ka bërë thirrje LDK-së që të reflektojë dhe mos ta votojë marrëveshjen.

Molliqaj ka treguar se VV, tashmë ka filluar të gjitha përgatitjet për ta kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend, derisa ka paralajmëruar edhe takime me subjektet tjera politike për të gjetur përkrahjen e tyre.

Në anën tjetër, deputeti Glauk Konjufca ka thënë se plani i zbatimit e detyron Qeverinë që ti ofrojë amnisti strukturave kriminale serbe në veri.

“ Qeveria i ka siguruar se nuk do t’i ndjekë kurrë kriminelët serbë të cilët i spastruan etnikisht shqiptarët në shkurt të vitit 2000, ajo po ju ofron imunitet dorasëve të Enver Zymberit dhe Selver Haradinajt, Qeveria jonë i ka siguruar se nuk do t’i ndjekë kurrë dhe se ata do të shëtitën të lirë”, ka thënë Konjufca, derisa një vendim të tillë e ka quajtur hipokrizi të neveritshme dhe të pafalshme.

“Në njërën anë burgjet tona po mbushen me ushtarë të UÇK-së, kurse në anën tjetër ju ofrohet amnisti kriminelëve serbë të cilët veprojnë në veriun e Kosovës”, ka shtuar Konjufca.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)