Vetëvendosje diplomon Edita Tahirin
Prishtinë, 20 korrik - Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje ndërmorën sot, më 20 korrik, para ndërtesës së Qeverisë, aksionin e radhës simbolik, me çrast Edita Tahirit ju nda diploma e Universitetit të Hajnisë dhe kompromiseve me Serbinë.
Diplomë kjo për kursin Negociatat dhe koncesionet marramendëse me Serbinë për të cilin kryenegociatorja është vlerësuar me notë maksimale 10.
Në vazhdim e keni fjalën e aktivistit Frashër Krasniqi mbajtur në lidhje me aksionin:
Nuk do shumë mend për të vërejtur se si Qeveria dhe pushtetarët e Kosovës, përveç që janë të shitur e të korruptuar, janë edhe shumë të paditur. E megjithatë, problemi kryesor nuk po na del të jetë padituria e tyre. Në fund të fundit, njeriu kur ka vullnet për të fituar dije e fiton atë. Kështu, Qeveria e Kosovës, përveç që nuk po di me zhvillu ekonominë e vendit, me shtri sovranitetin e shtetit, me rritë mirëqenien e qytetarëve, ajo as nuk po ka vullnet ti bëjë këto, tha aktivisti i Frashër Krasniqit.