Vetëvendosje, AAK e Nisma me qendrime të përbashkëta për dialogun
Prishtinë, 24 janar - Sot në ambientet e Kuvendit, tri subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Nisma për Kosovën mbajnë konferencë të përbashkët për media lidhur me takimin e sotëm në nivel presidentesh dhe kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë.
Shefat e grupeve parlamentare të Vetëvendosjes!-s Glauk Konjufca, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj dhe Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami do të japin qendrimet e partive të tyre lidhur me vazhdimin e bisedimeve në Bruksel.