Vetëvendosja e butë me Veselin
Prishtinë, 15 korrik - Partia më e zëshme opozitare, Lëvizja Vetëvendosje duket se ka gjetur paqen me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, i cili për disa vite kishte qenë në krye të Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).
Ky subjekt politik, i cili në mandatin e kaluar të legjislativit vazhdimisht kishte kërkuar hetimin e njerëzve të SHIK-ut, në këtë mandat i ka rregulluar dukshëm raportet me Veselin, për dallim me bashkëpartiakët e këtij të fundit që është në luftë të vazhdueshme, shkruan Zëri.
Nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, e sheh të pamundur krijimin e një komisioni hetimor parlamentar që do ta hetonte SHIK-un, pikërisht për shkak se opozita, siç thotë ajo, nuk mund të arrijë ti grumbullojë 40 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit për shkak se, siç thotë ajo, i nevojitet mbështetja e pozitës.
/Zëri/