Vetëvendosja do të ngrejë 15 padi
Prishtinë, 16 dhjetor - Lëvizja Vetëvendosje! do të hedhë dritë mbi të gjitha shkeljet e dhunimet e ndodhura gjatë procesit zgjedhor.
Lëvizja "Vetëvendosje" ka denoncuar AAK-në, LDK-në, LDD-në dhe PDK-në se kanë manipuluar me votat e qytetarëve në Deçan, në ditën e votimeve.
Sipas Dardan Molliçajt, nga kjo lëvizje, pjesëmarrja prej 96.8% e votuesve në disa vendvotime të komunës së Deçanit tregon qartë se partitë politike të lartpërmendura kanë manipuluar me votën e qytetarëve.
"Vetëvendosje" ka njoftuar se do të ngrejë 15 padi penale për personat që, siç thuhet, kanë ushtruar dhunë dhe kanë shkelur ligjin në Deçan e në gjithë Kosovën.
"Është e nevojshme të theksojmë se pjesëmarrja e lartë në votime ka çuar në shumëfishim të votave të AAK, pra manipulimi ka ndikuar drejtpërsëdrejti rezultatet finale."