23 Janar 2025

Veteranët, Veselit: Jemi kundër Speciales

Prishtinë, 24 qershor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përfunduar takimin me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Pas takimit, Veseli ka deklaruar për medie se i ka njoftuar përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta për procesin e themelimit të Gjykatës Speciale, ku është paraparë që këtë të premte Kuvendi të mbajë seancë për themelimin e kësaj gjykate.
Veseli ka thënë se Gjykata Speciale do të themelohet dhe, sipas tij, nuk e cenon sovranitetin e vendit.

Po ashtu, ai ka shtuar se është domosdoshme që në këtë proces të ruhet partneriteti me SHBA-në dhe BE-në. Ndërkaq kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka rikonfrimuar se shoqatat e luftës së UÇK-së janë kundër themelimit të Gjykatës Speciale, ashtu siç kanë qenë kundër UNMIK-ut dhe EULEX-it që, sipas tij, kanë bërë gjykime të padrejta ndaj luftëtarëve të UÇK-së.

Ai nuk ka treguar nëse do të protestojnë të premten kur do të dalin në votim amendamentet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale.(Epoka e re)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)