12 Mars 2025

Veteranët UÇK-së dëshirojnë partinë e tyre

Prishtinë, 29 korrik - Veteranët e organizatave të luftës së UÇK-së janë duke bërë trysni te drejtuesit e këtyre organizatave që të marrinë pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit si subjekt i veçantë politik.

Kjo kërkesë e veteranëve të luftës ka ardhur pas refuzimit të Kuvendit të Kosovës që t’ia heqë mandatin ekzekutiv misionit për sundimin e ligjit, EULEX.

Ky mision muaj më parë ka arrestuar disa nga komandantët kryesorë të luftës, gjë që ka ngjallur shumë pakënaqësi tek organizatat e luftës së UÇK-së.

Se ka pasur kërkesa për të dalë në zgjedhje si listë e veçantë, e ka pranuar edhe kryetari i OVL të UÇK-së, Muharrem Xhemajli.

Mirëpo ai ka thënë se ende asgjë konkrete nuk ka në këtë drejtim. “Ka disa kërkesa, megjithatë ende nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me këtë”, ka thënë Xhemajli.

Zyrtarë të tjerë të afërt me veteranët, i kanë thënë gazetës në kushte anonimiteti se ka një zhgënjim të madh të një pjese të veteranëve me partinë në pushtet PDK-në, parti e cila edhe ka qenë më e mbështetura nga ta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)