Veteranët: Partia është opsioni i fundit
Prishtinë, 20 janar - Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, ka thënë se nëse Ligji për Luftën e UÇK-së nuk miratohet deri më 10 mars në Kuvendin e Kosovës, atëherë veteranët do të dalin në protesta për ti kërkuar të drejtat e tyre.
Nëse edhe kjo nuk bën punë, Xhemajli ka thënë se do ta kenë mundësinë e fundit për tu organizuar politikisht, pasi 2014-a është vit i zgjedhjeve parlamentare.
Këtë vit janë zgjedhjet parlamentare. Nëse i shterim të gjitha këto mundësi dhe Ligji nuk miratohet, atëherë pse të mos mendojmë të organizohemi edhe politikisht, në mënyrë që të kemi një përfaqësim më dinjitoz. Pra, të dimë se kujt ti besohet vota jonë për ti ngritur, rregulluar këto çështje dhe për ti mbrojtur veteranët e luftës, ka thënë Xhemajli në një bisedë për Epokën e re.