Vetëm katër njohje për një vit
Prishtinë, 15 shkurt - Në shtatë vite të shtetësisë së saj, Kosova është njohur nga 108 shtete, por për dallim nga vitet tjera, gjatë vitit 2014 mëvetësinë e Kosovës e kanë pranuar vetëm katër shtete.
Ndërsa partitë opozitare kritikojnë Qeverinë e Kosovës për dëmtim të imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare gjë e cila sipas tyre ka ndikuar edhe numrin e vogël të njohjeve të reja, shkruan Zëri.
Sipas opozitarëve ekzekutivi i vendit nuk ka rritur të krijoj zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët e vendit, prandaj sipas tyre është rritur numri i kosovarëve që po largohen nga vendi është rritur që nga mesi i vitit të kaluar, prandaj ata vlerësojnë se për këtë arsye kanë ardhur më pak njohje në vitin 2014 sesa në vitet paraprake.
Zëri