Vetëm 4 vota nga diaspora
Prishtinë, 4 qershor - Diaspora kosovare po i injoron zgjedhjet nacionale të 8 qershorit. Për një javë, pasi që ka filluar votimi me postë, vetëm katër vota nga diaspora kanë ardhur në adresë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Ndonëse kanë mbetur edhe 3 ditë afat për votim me postë, ky trend i votimit nuk vlerësohet si i kënaqshëm nga drejtuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kjo gjë u bë e ditur të martën në një mbledhje të KQZ-së, ku u diskutua edhe për ankesat e komunitetit serb pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP).
/Zëri/