Vetëm 4 njohje gjatë 2014-ës
Prishtinë, 6 dhjetor - Vetëm katër njohje ka përfituar Kosova gjatë vitit që po lemë pas, 2014, pavarësisht deklaratave shpresëdhënëse nga Ministria e Punëve të Jashtme se Kosova këtë vit do të përfitojë disa njohje të rëndësishme.
Afrim Hoti, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare mendon që në uljen e intensitetit të njohjeve për shtetasin e Kosovës ka ndikuar dhe po ndikon mungesa e institucioneve e që për më shumë se gjysme viti Kosova është në bllokadë institucionale.
\"Përveç kësaj, ka ndikuar edhe diplomacia kosovare që ka probleme të konsiderueshme, mos të them është para kolapsit dhe kjo është një arsye tjetër që nuk kemi marrë njohje\", është shprehur Hoti.
Sipas tij, MPJ së pari duhet të rikonstruktohet dhe të caktojë njerëzit e duhur në punët e duhura, pasi kjo do të sillte njohje të reja për Kosovën, raporton \"Tribuna\".