20 Janar 2025

Vështirësohet rruga për në BE

Prishtinë, 28 maj - Fuqizimi i partive të ekstremit të djathtë dhe të majtë në Parlamentin Evropian do ta pengojë Kosovën në procesin e integrimeve evropiane.

 Kështu vlerësojnë njohësit kosovarë të proceseve integruese, pas publikimit të rezultateve se euroskeptikët kanë fituar terren në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Evropian.

Sipas tyre, dyfishimi i numrit të deputetëve të këtyre partive në Parlamentin Evropian mund ta pengojë Kosovën në rrugën e integrimit evropian, ashtu siç mund ta pengojë edhe procesin e liberalizimit të vizave.

Analistët vlerësojnë se fuqizimi i këtyre partive nënkupton ndikim edhe tek partitë të tjera, që janë më të hapur rreth procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Fitoren e partive të së djathtës ekstreme për Parlamentin Evropian, kryeministri francez e ka quajtur “tërmet politik”, përderisa tre grupet e partive të qendrës kanë humbur vende për parlamentin e ri.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)