Veseli: Zhvillimet në fshatin Mushtisht nuk i duhen Kosovës
Prishtinë, 28 gusht - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë zhvillimet e sotme në fshatin Mushtisht nuk i duhen Kosovës.
\"Ato vetëm sa krijojnë mundësinë që të keqpërdoren prej atyre që duan ta pengojnë konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe të krijojnë imazh negativ në botë për vendin tonë\", thuhet në deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sipas tij plagët e luftës të Mushtishtit, ashtu si të gjithë Kosovës, janë plagë të rënda që kërkojnë drejtësi, por në çdo rast duhet të bëhet dallimi i domosdoshëm në mes atyre që kanë bërë krime dhe komunitetit serb në Republikën e Kosovës. Përgjegjësia gjithmonë është individuale e institucionale, por jo kolektive.
\"E drejta e praktimit të besimit fetar, liria e lëvizjes, e drejta e kthimit në pronën legjitime, për secilin qytetar, pa dallim përkatësie, janë të drejta themelore në Republikën e Kosovës dhe është obligim ligjor garantimi i tyre\", thuhet në deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.