Veseli zgjedhet kryetar i PDK-së
Zgjedhja e kryetari të Partisë Demokratike të Kosovës është bërë me votim të hapur nga rreth 7, 000 delegatë, të cilët morën pjesë në këtë konventë.
Në fjalimin e tij në Konvetën e VII zgjedhor, Vesli ka kërkuar që ti jepet mundësia edhe ndonjërit nga anëtarët e partisë që të kandidojë për Kryetar.
Jam shumë falënderues nga ju sot, por në të njëjtën kohë do të jem shumë i drejtpërdrejtë dhe shumë i përgjegjshëm se bashkë me ju na presin edhe shumë punë të përbashkëta për vendin tonë, për qytetarët e vendit tonë, për Partinë Demokratike të Kosovës.
Do të fillojmë menjëherë të punojmë. Ku i kemi punët mirë, do të punojmë edhe më mirë. Aty ku kemi ngecje do të përmirësohemi, do ti pranojmë gabimet dhe do të ecim përpara, në mënyrë që Partinë Demokratike të Kosovës ta forcojmë për shtetin e Kosovës, për qytetarin e Kosovës. Fitore të sigurt, ka thënë Veseli.
Në garën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, Veseli ka qenë kandidati i vetëm.