Veseli viziton Kanalin e Panamasë
Panama, 20 mars - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në kuadër të vizitës zyrtare në Panama, ka vizituar Kanalin e Panamasë.
Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkuar se Kanali i Panamasë është kryevepër inxhinierike botërore dhe atraksion turistik.
Një ndër pjesët më mbresëlënëse të qëndrimit tim në Panama ishte vizita në Kanalin e Panamasë, gjatë së cilës mu dha mundësia që të shoh nga afër punën që bëhet aty. Kjo kryevepër inxhinierike botërore është faktikisht edhe një ndër atraksionet kryesore turistike të këtij vendi, ka thënë Veseli.