Veseli viziton Fushë Kosovën, Drenasin dhe Skenderajn
Prishtinë, 6 tetor - Në kuadër të vizitave të rregullta në komunat e Kosovës, siç ishte ajo e para disa ditëve në Obiliq, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot viziton Fushë Kosovën, Drenasin dhe Skenderajn.
Ai ketë vizitë e bën për tu njohur nga afër me nevojat e qytetarëve të këtyre komunave, të cilat mund ti adresojë Kuvendi nëpërmjet ligjeve.