Veseli, uron popullin zviceran në Ditën e pavarësisë
Prishtinë, 1 gusht - Kryetaro i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar popullin mik zviceran në Ditën e pavarësisë
\"Uroj popullin mik zviceran në Ditën e pavarësisë. Zvicra duhet të jetë model se si një shtet mund të zhvillohet përmes punës. Mijëra bashkatdhetarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër janë shtyllë e rëndësishme e mirëqenies dhe zhvillimit të Kosovës\", ka shkruar Veseli në \"Facebook.