Veseli uron homologun maqedonas, për Ditën e Maqedonisë
Prishtinë, 2 gusht - Me rastin e Ditës së Republikës së Maqedonisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski.
Pasi që kjo është një datë historike për kombin Tuaj, ju uroj Juve, vendit Tuaj dhe qytetarëve sukses, harmoni dhe mirëqenie. Ju siguroj që Republika e Kosovës, fuqimisht beson që bashkëpunimi midis vendeve tona do të vazhdojë të zhvillohet dhe do të pasurohet me iniciativa të reja për promovimin e demokracisë, paqes dhe mirëqenies për vendet tona, thuhet ndër të tjera në urimin e kryetarit Veseli.