Veseli, uron 17 Shkurtin
Prishtinë, 17 shkurt - Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka uruar 17 Shkurtin, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
\"Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, kudo ku ata jetojnë e punojnë, në atdhe e diasporë, urime Dita e Pavarësisë. Nderim për të gjithë ata që në kohë e rrethana të ndryshme, dhanë çdo gjë për këtë ditë. Dita e pavarësisë është ditë e unitetit dhe dinjitetit. Le të jetë e tillë edhe në këtë 8 vjetor të shtetit tonë, Republikës së Kosovës\", ka shkruar Veseli në profilin e vet në \"Facebook|.