22 Janar 2025

Veseli: UNICEF-i ka mbështetur Kosovën

Prishtinë, 16 janar - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti në takim Laila Omar Gad, drejtuesen e UNICEF-it në Kosovë.

Me këtë rast, Veseli u informua nga Omar Gad për aktivitet e kësaj organizate, e cila iu gjend pranë qytetarëve të Kosovës, në fazat më të rëndësishme të saj.

Ai, ndërkaq, e informoi mysafiren  për agjendën legjislative dhe prioritetet e Kuvendit.

Kryeparlamentari Veseli theksoi se Kosova po ecën drejt rrugës së integrimeve euro-atlantike dhe  vlerave perëndimore, që në mënyrë të pashmangshme sjell paqe e përparim për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në veçanti për fëmijët pa dallim etniteti. Andaj misioni fisnik i kësaj organizate ka gjetur mbështetje dhe përkrahje të plotë në çdo pjesë të vendit tonë.

Në diskutim u trajtuan edhe çështjet që lidhen me mirëqenien e komuniteteve në Kosovë, dialogun rajonal dhe bashkëpunimin institucional.

UNICEF-i ka qenë i pranishëm në Kosovë gjatë dekadës së fundit, gjithmonë i gatshëm për të mbështetur shërbimet bazë për fëmijët në nevojë, po ashtu ka ndihmuar lehtësimin e dialogut mes pushtetit vendor, komunitetit të donatorëve dhe të shoqërisë civile, në mënyrë  që fëmijët të jenë pjesë e agjendës zhvillimore për Kosovën, theksoi mes tjerash Laila Omar Gad, drejtuese e UNICEF-it për Kosovë.

Kryetari Veseli e falënderoi Omar-Gad për angazhimin e vazhdueshëm në fushën e të drejtave të fëmijëve, duke theksuar se fëmijët dhe të rinjtë tanë nuk janë vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja e vendit tonë dhe shprehu gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit me interes të dyanshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)