Veseli: Unë do të ikja nëse do të kisha fyer serbët
Unë e konsideroj se nuk do të isha Kryetar i Kuvendit as dy ditë, në qoftë se do të bëja fyerje për komunitetin serb. As dy ditë nuk do të qëndroja në këtë pozicion në të cilin jam, ka thënë Veseli, duke lënë të nënkuptohet se Jabllanoviq, duhet të largohet nga Qeveria, pas fyerjeve që u bëri nënave gjakovare të cilat humbën fëmijët e tyre në luftën e fundit në Kosovë,
Veseli këto komente i ka bërë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit në të cilën nuk u caktua seancë plenare tjetër pasi që nuk ka material për shqyrtim..