22 Janar 2025

Veseli u shkruan letër publike partive opozitare

Prishtinë, 1 nëntor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u ka shkruar një letër publike partive opozitare të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Veseli i ka ftuar opozitarët që nesër të marrin pjesë në seancën për ratifikimin e MSA-së.

Letra e plotë e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli:

“Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e Lëvizje Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma për Kosovën, sikurse jeni në dijeni, nesër do të kemi një seancë të veçantë në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë seancë do të ratifikohet Marrëveshja e Stabilizim Asociimit e nënshkruar të martën e kaluar në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Me besimin e plotë se të gjithë pajtohemi se kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm pozitiv dhe konkret të vendit tonë në rrugën e integrimeve evropiane, si dhe me besimin e plotë se, pavarësisht dallimeve politike që kemi, e që janë legjitime në kontekstin e demokracisë, ne të gjithë bashkohemi rreth projektit tonë shtetëror të integrimit në familjen e demokracive evropiane. Ju ftoj që nesër të merrni pjesë në seancën kushtuar ratifikimit të MSA-së dhe ta jepni kontributin tuaj në ecjen përpara të Republikës së Kosovës, ashtu sikurse e keni dhënë edhe në shumë e shumë raste dhe çaste të tjera, gjatë përpjekjeve tona të përbashkëta për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin.

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma për Kosovën, nesër duhet të jetë ditë e unitetit, ditë e bashkëpunimit dhe e veprimit të përbashkët, ditë kur të gjithë ne, që përfaqësojmë qytetarët e Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duhet të dëshmojmë, para qytetarëve dhe para botës, se në veprimin tonë politik, para së gjithash, udhëhiqemi nga interesat madhore të vendit tonë dhe nga vizioni i përbashkët që kemi për të ardhmen e vendit tonë.
Ejani ta bëjmë së bashku historinë tonë”, thuhet në letër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)