Veseli: Ti ndihmojmë qytetarët
Prishtinë, 7 janar - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se ky institucion është i gatshëm ti ndihmojë qytetarët e komunave të prekura nga vërshimet.
Veseli ka bërë me dije se për gjendjen në komunat e Kosovës pas vërshimeve ka biseduar me Naim Ismajlin, kryetar e Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Bisedova me Naim Ismajlin, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe kryetar i Komunës së Shtimes. Vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë komuna të vendit. Duhet mobilizim i shumanshëm institucional që të ndihmohen qytetarët. Kuvendi i Republikës së Kosovës është i gatshëm ta ofrojë bashkëpunimin e vet në këtë drejtim, ka shkruar Veseli në profilin e vet në Facebook.