18 Janar 2025

Veseli takoi ambasadoren Daviet dhe ambasadorin Stuart

Prishtinë, 14 shtator -  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takime të ndara, ambasadoren e Francës në Kosovë znj. Maryse Daviet dhe ambasadorin e Australisë në Vjenë, jorezident për Kosovën, David Stuart.

Në takime të veçanta, lamtumirëse, kryetari Veseli e falënderoi ambasadoren Daviet dhe ambasadorin Stuart për kontributin e tyre në thellimin e bashkëpunimit në mes të vendeve mike, duke vënë në pah se përfundimi i mandatit të ambasadorit nuk do të jetë largim i lidhjeve të tyre me Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Më tej, z. Veseli theksoi se vlerat dhe rruga euro-atlantike e Kosovës është synim i përbashkët i gjithë spektrit politik në Republikën e Kosovës, andaj, të gjitha institucionet e vendit janë të përkushtuara në përmbushjen e detyrave në këtë proces.

Ambasadorja franceze, Daviet rikonfirmoi se marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Parisit do të vazhdojë të jenë të shkëlqyeshme, ndërsa garantoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit të saj ndaj Kosovës në të gjitha proceset.

Ambasadori Stuart, nga ana e tij, vlerësoi se Australia kanë dhënë kontribut të çmueshëm në njohjen dhe integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, shtetformimin dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Në takime, u vlerësuan lart të arriturat e Kosovës, zhvillimi i vazhdueshëm i saj dhe angazhimi për sundimin e ligjit, dialogu fqinjësor dhe rajonal, që sjell paqe e mirëqenie për qytetarët pa dallim.

Ambasadorët theksuan gjithashtu, se shtetet e tyre do të jenë mbështetëse të Republikës së Kosovës, duke vlerësuar angazhimin për përmbushjen e agjendës euro-integruese të Kosovës, të sigurt se ky procesi do të përmbyllet me sukses.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)