Veseli takohet me kryeministrin Mustafa
Në fillim të takimit kryeministri Mustafa e ka përgëzuar kryetarin Veseli për zgjedhjen e tij kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, duke i uruar suksese në përgjegjësitë e reja politike. Sipas njoftimit të Kuvendit, në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në vend, me fokus të veçantë zhvillimet që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave.
U bisedua për funksionimin sa më të mirë të koalicionit qeverisës, si dhe koordinimin e domosdoshëm ndërinstitucional në funksion të fuqizimit e përmirësimit të qeverisjes në të gjitha nivelet, është thënë në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.