Veseli takohet me delegacionin nga ShBA të National Democratic
Prishtinë, 9 tetor - Zëvendës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli me bashkëpunëtorë ka zhvilluar një takim me delegacionin e National Democratic Institute (NDI) të SHBA-së, të kryesuar nga Alexander Chavarria përfaqësues i NDI- në Kosovë së bashku me Laura Nichols (ish drejtore e NDI në Kosovë) dhe zonjën Meryl Frank, Këshilltare dhe ish ambasadore e SHBA-së në Komisionin për Çështje të Grave të OKB-së.
Në takim u trajtua vlerësimi i pjesëmarrjes së femrave në procesin zgjedhor dhe përfaqësimin politik të saj në vendimmarrje në të gjitha nivelet.
Z. Veseli foli edhe për suksesin e procesit zgjedhor të 8 qershorit si dhe përfshirjen e shtuar të femrave në vendimmarrje, jo vetëm si pjesë të Forumit të Gruas Demokratike por edhe më gjerë.
Për subjektin tonë politik, pjesëmarrja e femrës në instancat vendimmarrëse nuk është çështje e përqindjes por rezultat i vlerësimit të vazhdueshëm të punës së saj profesionale, që femrat të jenë pjesë aktive e jetës politike në vend, pjesë e pandashme e zhvillimit të shtetndërtimit tonë theksoi Z. Veseli.