Veseli shpërndan mbi 100 libreza për anëtarët e rinj
Prishtinë, 30 maj - Zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka marrë pjesë në solemnitetin e shpërndarjes së mbi 100 librezave të anëtarësimit të të rinjve në PDK.
Lirak Çelaj, kryetar i Degës së PDK-së në Prishtinë, falënderoi të rinjtë për përqafimin e Misionit të Ri dhe bashkëngjitjes në rrugën e fitores së PDK-së.
Në fjalën e tij të rastit, z. Veseli theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 8 qershorit që do të jetë etapë e re e zhvillimit të vendit, veçanërisht të avancimit të çështjes së të rinjve, duke qenë pjesë aktive e zhvillimit të vendit, punësimit të të rinjve dhe kyçjen e tyre në studim duke u përgatitur për tregun e punës dhe sfidat e eurointegrimeve.
Ju jeni e tashmja e vendit, e zhvillimit të sotëm të vendit, e përkushtimit të ngritjes së cilësisë së studimit që do të përballet me sfidat e Bashkimit Evropian. Ju jeni begatia e sotme e këtij vendi, andaj ju përgëzoj për aktivizimin e juaj duke marrë përgjegjësi për zhvillimin e vendit dhe përparimit tuaj, theksoi z. Kadri Veseli.